Kush jemi

Avokatë të Kualifikuar Ligjorë

Më shumë se 10 vite experiencë

Performancë në Dhomën e Gjyqit

Informacion Ligjor

Ne ofrojmë burime dhe këshilla të specializuara për të ndihmuar klientët tanë në marrjen e vendimeve të informuara dhe të sigurta në fushën ligjore të tyre.

Konsultë Falas

Konsultë falas ofron mundësinë për një takim konsultativ pa pagesë me avokatët tanë. Na kontaktoni për një shpjegim të shpejtë dhe një hollësi fillestare rreth çështjeve tuaja ligjore.

Rezultate të Provuara

Zgjidhni një partner ligjor me një histori të besueshme të arritjeve dhe siguroni zgjidhje efikase për sfidat tuaja. Na kontaktoni për një shërbim ligjor të cilësuar dhe rezultate të garantuara.

Accura Law Office

Është themeluar në fillim të vitit 2024 nga një grup praktikantësh të rinj të ligjit, me një pikësynim të qartë për krijimin e një firme ligjore nivelit të parë, një laborator dhe qendër kërkimi e diagnostikimi ligjor shumëplanësh, e aftë që të ofrojë zgjidhje ligjore novatore, të përshtatshme për problematikat dhe ekzigjencat e çdo klienti.

Accura Law Office ofron shërbime avokatore për një gamë të gjerë fushash të së drejtës publike dhe private shqiptare dhe asaj ndërkombëtare, por fokusi i saj kryesor është këshillimi dhe ndihma ligjore e kompanive dhe bizneseve që ushtrojnë aktivitetin tregtar në fusha të ndryshme në Shqipëri, si ato të industrisë, tregtisë, turizmit, ndërtimit, zhvillimit dhe tregut të pasurive të patundshme, bankave, fondeve të investimit, për çështje civile, tregtare, tatimore, administrative, penale dhe kushtetuese. Ndonëse zyra jonë ofron shërbime ligjore për çdo subjekt të së drejtës, individ apo grup individësh me nevoja ligjore, primare për ne si firmë ligjore është ndihma në zhvillimin e biznesit. Pyetja e parë që ne i bëjmë vetes me secilin klient që na paraqitet për ndihmë ligjore është: “cili është rezultati më i mirë që mund të ofrojmë për nevojat e tij?”

Zyrat qendrore të ushtrimit të aktivitetit të firmës tonë ligjore janë në qytetin e Shkodrës, por shërbimet tona të këshillimit dhe përfaqësimit ligjor ofrohen në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për të gjithë individët apo kompanitë që kanë nevojë për ndihmë juridike në çdo fushë të ligjit vendas. Firma jonë i kushton një vëmendje të veçantë mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të procesit të rregullt ligjor, ku përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerë tanë të spikatur, ofrojmë këshillim dhe mbrojtje ligjore të nivelit më të lartë në Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe përpara Gjykatës Europiane për të Drejtave të Njeriut (dhe me bërjen pjesë të juridiksionit të saj, edhe përpara Gjykatës Europiane të Drejtësisë). Realizimi i aplikimeve të suksesshme dhe përfaqësimi para gjykatave ndërkombëtare, apo ndjekja e rrugëve të Arbitrazhin ndërkombëtar konfirmon angazhimin tonë për të ndjekur deri në fund njohjen dhe realizimin e të drejtave dhe interesave të klientëve që na besojnë.

Profesionistët

Megjithë eksperiencën e gjerë në këtë fushë të anëtarëve me kohë të plotë të firmës tonë, për ngritjen e saj në nivelin më të lartë profesional, kemi garantuar praninë part-time të ekspertëve më të mirë të kësaj fushe, duke mos i lënë asgjë rastësisë, por për ti ofruar edhe çështjes më të komplikuar kurimin deri nëdetajet më të imëta.

Anton Kosteri

Ortak dhe bashkëthemelues i Accura Law Office

Edit Gyrcari

Ortake dhe bashkëthemeluese e Accura Law Office

Prof. Asoc. Ledi Bianku

Associate

Prof. Asoc. Dr. Florian Bjanku

Bashkëpunëtor/Konsulent i jashtëm part-time

Edit Gyrcari

Lidhu me avokatet tane

Ekipi ynë i avokatëve është gati të dëgjojë dhe të ofrojë ndihmën e nevojshme për çështjet tuaja ligjore. Jemi këtu për t’ju mbështetur dhe për t’u ofruar zgjidhje cilësore. Na kontaktoni sot për një konsultë dhe filloni bashkëpunimin drejt zgjidhjeve të suksesshme ligjore.

Latest News

Maecenas interdum lorem eleifend orci aliquam mollis. Aliquam non rhoncus magna aliquet tincidunt enimut commodo feugiat aecenas.

Merrni një Konsultë Personale

Zyra

Rruga: Don Bosko
Ndërtesa:
Përballë Gjykatës
Kati 2

Kontakte


[email protected]
+355696030400

Orari

Cdo ditë nga
09:00 - 21:00

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.